Skandali i RTK-së: Ja si e quan ish-ushtarin e plagosur të UÇK-së, shpërthen me sharje ky i fundit (Video)

Radio Televizioni i Kosovës, që financohet nga qytetarët e vendit, vazhdon të ketë qasje të njëanshme redaktoriale karshi partive politike në Kosovë.

Kështu ka ndodhur edhe sonte, me kronikën për Frashër Oseku, ish-ushtarin e UÇK-së që hodhi flamurin shtetëror të Kosovës në guacën e tualetit, për të cilin raportoi se ishte aktivist i Vetëvendosjes, dhe pse këtë gjë vet Oseku e ka mohuar në Facebook e në prononcime për media të tjera.

Oseku, i cili jeton dhe vepron në Suedi është irrituar jashtë mase me raportimin, që ai e konsideron tmerrësisht jokorrekt. Për këtë arsye ai ka shpërthyer me të shara ndaj RTK-së, shkruan Periskopi.

Ai është çuditur nga fakti se si mundet që televizoni publik të gënjejë se ai është anëtar i VV-së, edhe pse duket se këtë gjë Oseku ia kishte sqaruar RTK-së gjatë intervistës, pjesë të së cilës i ka fshehur.

E para që u mor me Osekun ishte anëtarja më e re e PDK-së, Arbana Xharra duke e etiketuar atë si anëtar të VV-së, përkundër faktit se ky i fundit vazhdimisht e mohonte këtë gjë. Duket se për PDK-në ishte jetike që VV-ja këtë radhë ta ketë një anëtar më shumë, prandaj, thuajse detyrimisht, Osekun e bënë anëtar të VV-së.

I befasuar aspak nga jokorrektësia dhe dezinformimi i RTK-së ishte vëllai i Frashërit, Shqiptar Oseku.

RTK-në ai e quan televizion të pushtetit. Ai, në Facebook, i drejtohet vëllait të tij, duke i thënë se nuk e përmendën fare se ishte pjesë e UÇK-së dhe se ishte i plagosur, shkruan Periskopi.

Megjithatë, në tërë këtë ngjarje ka edhe një lajm të mirë për Shqiptar Osekun. Dy vëllezërit Oseku, para transmetimit të kronikës kishin vënë bast për 50 euro, ku Shqiptari kishte parashikuar se RTK do ta trajtojë në mënyrë jokorrekte prononcimin e vëllait të tij.

Ja çfarë shkruan ai:

Frasher u bëre lajm nē tv të pushtetit ? Nuk përmendën qē ishe luftëtar nē UÇK (ndonëse ishe dy herë, e ke ende plagë në trup) por rrejtën se gjoja ke qenë anëtar në VV (ndonëse kurrë nuk ke qenë).

Ato 50 euro bast qē vumē se do tē rrejnë te kjo pikë pavarësisht se ç’u thua, ato m’i jep nē Stokholm ? ta blej me to njē cukēl të re verdheblu, si dekor për interiere.

Biles nxorēn edhe flamurin e madh kuqezi nē qendēr tē Prishtinēs ? dhe skenat e deputetëve të VV me flamuj kuqezi nē parlament, si dëshmi, eh… s’di, tē fajēsisē sate, supozoj. Se nuk është që tv i pushtetit lyp tē damkosē VV a, ncuk. Kanë integritet e etikë profesionale, dihet kjo. Janë të paanshēm, pra.

Mbaruan lajmin duke ta bërē me dije që dënohet deri 8 vjet kush përqesh simbolet *kombëtare*.

Mësimi?

Shiftarë Made in Serbia ta sundojnë shtetin, mor vlla. Zombie atavistë tē arratisur nga laboratorē të Rankoviçit.

Por mos ta ndin ty vëllai, mos lēr tē të pezmatohen plagët e moçme. Këta i kanë ditët të numëruara. Ditët, orët, minutat. Tik. Tak. Tik. Tak.

Kush e përdor sot flamurin gjermanolindor?

SHPËRNDAJE