Skandaloze: ‘A këndon dritarja’, pyetjet që nuk i dinin nxënësit kosovarë

Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën PISA, në listën mes 79 vendeve të botës ka radhitur Kosovën të tretën nga fundi dhe me një rezultat nën mesataren vendeve pjesëmarrëse.

Testi ka tri kategori kryesore, shkencën, matematikën dhe leximin. Në të tria këto fusha, nxënësit tanë ishin tmerrësisht zhgënjyes – edhe pse, natyrisht, larg nga të qenit fajtorë, ata janë viktimë e sistemit tonë shkollor.

Por, në një fushë në veçanti Kosova po del tmerrësisht keq: në atë të leximit të rrjedhshëm. Çështja është të kuptosh atë që lexon, dhe jo vetëm të formosh tingujt e fjalëve gjatë një procesi të tillë.

Aty kërkohej nga nxënësit të vlerësonin se a kishte kuptim një fjali e dhënë.

Aeroplani është i përbërë nga qentë? Ndoshta në një univers tjetër. Natyrisht, përgjigja është JO mirëpo nga rezultati i PISA’s në lexim te nxënësit kosovarë, del se jo të gjithë kanë menduar kështu.

Një tjetër pyetje nga kjo fushë është edhe “Dritarja këndoi me zë të lartë?” A ka kuptim kjo fjali? Natyrisht që JO.

Pastaj, “Një burrë e çoi veturën e tij te dyqani?” E si mund ta çojë burri veturën te dyqani? Natyrisht që mundet. Duke e vozitur.

Vlen të theksojmë që të gjitha pyetjet për nxënësit nga Kosova ishin në gjuhën shqipe.

Testin e PISA mund ta gjeni KETU

SHPËRNDAJE