Skenderaj: Kryetari Jashari pjesë e fushatës vetëdijesuese “Mbaji duart në timon e jo në telefon!”

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, ka marrë pjesë sot në fushatën vetëdijesuese për ngasësit në komunikacion “Mbaji duart në timon e jo në telefon!” dhe “Stop alkoolit gjatë vozitjes!”, duke iu shpërndarë ngasësve aromatizues të veturave me mesazhin e lartcekur.

Në postim e tij në facebook, kryetari Jashari, ka shkruar:

“Një kontribut i vogël me një mesazh të madh për të gjithë ngasësit në komunikacion, në kuadër të fushatës vetëdijesuese “Mbaji duart në timon e jo në telefon!” dhe “Stop alkoolit gjatë vozitjes!”.

Na duhet e gjithë vëmendja gjatë ngasjes, pasi vetëm ne mund të ndihmojmë në uljen e rasteve të vdekjes në trafik dhe lëndimeve të njerëzve.

Ndalohet leximi i këtij mesazhi gjatë ngasjes!”.