Skenderaj nderon dëshmorët e Kosharës

Një delegacion i Komunës së Skenderajt, i përbërë nga drejtorët Ramiz Shala, Arton Veliu dhe Gëzim Ejupi, kanë bërë homazhe në emër të kryetarit Bekim Jashari, te varret e dëshmorëve të lirisë; Abaz Thaçi, Behxhet Shabani, Driton Veliu, Rifat Çelaj, Safet Xhinofci dhe Xhemshir Islami, nga komuna jonë, në 20 vjetorin e rënies së tyre, në Betejën e Kosharës.

Janë nderuar me respekt edhe dëshmorët tjerë të asaj beteje që ndryshe njihet edhe si thyrja e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Lavdi dëshmorëve të lirisë së Kosovës!