Skillzat “u kapën mat” bashkë, flet Visari pas fotos së shpërndarë

Dje Gazeta Express kishte publikuar fotografi ekskluzive të një takimi mes Ledri Vulës e Visar Shalës, dy reperët që dikur ishin pjesë e grupit Skillz e më pas janë ndarë.

Pas këtij lajmi ka folur edhe Visari, Skivi, i cili ka konfirmuar takimin.

“Po, është e vërtetë që pati mes nesh një takim, ndodhi spontanisht, dhe nuk na e mori mendja se do të bëhej aq e madhe në media”, tha ai.

Ndërkohë, pashmangshëm, ai u pyet nëse Skillzat do të bëhen bashkë.

“Për këtë pjesë, mbase mund të përgjigjemi më vonë, por gjithçka mund të ndodhë”, theksoi Skivi.

“Skillz” janë formuar si grup shumë pak vite pas luftës në Kosovë, ndërsa ndër vite kanë sjellë këngë, të cilat kanë qenë shumë të suksesshme.

Disa nga këngët e tyre më të njohura janë: “1 milion”, “Ah…femrat”, “VIP”, “Ndaloje vrapin”, e shumë të tjera.