Skuadra spanjolle shprehet e gatshme të paguajë çmimin e transferimit të Xherdan Shaqirit

Disa skuadra të njohura europiane kanë shprehur interesim për Xherdan Shaqirin, por besohet që Sevilla është skuadra favorite për transferimin e tij.

Xherdan Shaqirit i është dhënë aprovimi nga krerët e klubit të Liverpoolit që të gjej një skuadër të re, pasi që më nuk është në planet e klubit anglez.

‘Të Kuqtë’ besohet se janë të gatshëm të pranojë ofertat edhe prej 20 milionë eurove, vetëm e vetëm që t’iu bëhet më e lehtë shitja e 28 vjeçarit. Kjo shumë duket se nuk është problem të paguhet nga skuadra spanjolle, Sevilla.

Për reprezentuesin e Zvicrës interesim kanë shprehur CSKA Moscow, Zenit St. Petesburg, Roma, Galatasaray, West Ham United e Eintracht Frankfurt, por besohet që Sevilla është favorite për transferimin e tij.

Ndryshe, Xherdan Shaqiri është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2018, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 2023.

SHPËRNDAJE