Sllobodan Petroviq prezanton dëshmi se si është manipuluar me vota

Kryetari i partisë serbe të Kosovës, SLS, Sllobodan Petroviq ka thënë se gjithçka mund të quhen ato që u zhvilluan në Kosovë në zonat ku jetojnë serbët por jo zgjedhje.

Petroviq në RTV Dukagjinin, ka thënë se shenjat e para që votat e tyre janë manipuluar nga Lista Serbe është se me një pjesë të madhe të komisionerëve nuk kanë mundur të kenë komunikim deri dy ditë pas zgjedhjeve.

Ai thotë se rezultatet për subjektin e tyre kanë arritur ta mësojnë vetëm nga mediat pasi komisionerët e partisë nuk i kanë raportuar, çka i shton dyshimet për manipulime.

Kryetari i SLS-së thotë se partia e tij ka dyfishë më shumë anëtarë që mund të verifikohen edhe fizikisht ndërsa në zgjedhje ka marrë vetëm 2500 vota.

Ai ka thënë se ka pasur raste kur në një vendvotim ku ka votuar kandidati ynë për deputetë dhe familja e tij, SLS nuk ka asnjë votë.

“Si mund të bindësh dikë që ai personalisht nuk e ka votuar vetën për deputet”.

Petroviq ka prezantuar edhe një formular që thotë se e ka siguruar përmes komisionerëve të partive tjera, ku të gjitha votat e subjekteve politike i regjistrohen Listës Serbe.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE