Smakaj: Në 10 vjetorin e Shpalljes së Shtetit, në vend të realitetit po mbizotëron demagogjia “moraliste”!

Shkruan: Labinot Smakaj

10 vjetori i Shtetit tonë po afron, pavarësisht disa të arriturave, ka mbetur edhe shumë për tu bërë!.

Pajtohem se ka shumë punë pa u bërë, se ka shumë gabime, se ka shumë të meta, por nuk pajtohem se këto i bënë disa e disa jo, jo jo në këto ngecje të gjithë kemi kontribuar, siç thonë i madh e i vogël, sepse as të mëdhenjtë nuk veprojnë pa u ndihmuar të “vegjëlit”.

Të kesh progres do të thotë duhet më shumë punë, më shumë angazhim e më shumë djersë, andaj këta që po na shesin “moralizma” në vend të kritikës duhet të jenë vetkritik!.

Në vend të mllefit, do duhet të thonë se ku gabuan edhe vet?!. Sa punuan këta, e sa kontribuan që të vihet në pah mos puna e këtyre që këta i kritikojnë?.

Këtu faji politik është proporcional, pozitë e opozitë, këtu nuk ka dilemë sepse asnjëra parti nuk ka treguar alternativë më të mirë se tjetra!. Përkundrazi më shumë herë na ka zhgënjyer opozita me skandalet e saj, se sa pozita me veprimet e saj.

Kurse shoqëria civile dhe kuazi analistët, brenda natës na u bënë politikanë me nam!.

Këto elita pa dallim partie e shoqërie kanë krijuar servilë e puthadorë, kanë krijuar “idiotë” me diploma fakulteti, masteri e doktoratë.

Këtu më shumë vlen një i padijshëm e servil, se një i dijshëm e real! Të vërtetën nuk e duan, gënjeshtrën e përqafojnë…

Të mençurin e përbuzin, kanë frikë nga dija e tij, sepse padija e tyre nuk e pranon dijen e tjetrit!.

Por, edhe të ashtqujtuarit intelektualë që sot shesin “moral” janë po aq fajtor sa politikanët. Po po, se edhe intelektualët, kur u binte mirë personalisht nuk hezitonin ta ushtronin servilizmin ndaj politikës ditore!.

Nëse politika krijoi servilët, këta kuazi intelektualët që sot na shiten si kritik, e ujitën servilizmin po si kopshtari lulet!!!.

Andaj, ky vend do vazhdojë të vuajë përderisa lejon të tillë politkanë e të tillë intelektualë të na shesin siç thotë populli: “Dushk për gogla”!.

Për të mos vazhduar me deklarime e pesimizëm koti, duhet të jemi vetëkritik secili dhe të shohim se çka duhet ndryshuar duke filluar nga vetvetja…

#Kundërdemagjisëmoraliste!

Të rrojë Kosova!

SHPËRNDAJE