Snajperistë të shumtë vendosen mbi ndërtesën e Kuvendit dhe qeverisë

Që siguria të jetë sa më në nivel, Policia e Kosovës, ka vendosur snajperistë të shumtë mbi ndërtesat përgjatë sheshit “Skenderbeu”, shkruan Gazeta Blic.

Dy të tillë janë vendosur vetëm mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës dhe po ashtu të tillë ka edhe mbi atë të qeverisë.

Gazeta Blic, ka siguruar pamje, ku shihen snajperistë edhe mbi hotelin ku ka qëndruar mbrëmë ish-presidenti amerikan, Bill Clinton.

SHPËRNDAJE