Sokol Zogaj zbulon detaje për ata që e sulmuan!

Sulmi që ndodhi dje ndaj Drejtorit të Shërbimit Korrektues , Sokol Zogajt ende nuk është zyrtarizuar me persona të burgosur apo të dyshuar nga ana e policisë.

Zogaj në një intervistë dhënë Tribuna Channel tregon se si ndodhi rasti edhe pse ai nuk ka identifikuar asnjë person të përfshirë në këtë rast.

Madje për këtë flasin edhe vetë fëmijët e Sokol Zogajt.

Mëngjesi i së mërkurës nuk ishte i zakonshëm për Drejtorin e Shërbimit Korrektues, Sokol Zogajn. Në hyrje të banesës hasi në dy persona që nuk kishte parë më parë.

Nga aty Zogaj ka vazhduar tek vetura zyrtare që posedon, ai tregon që një tregtar aty afër e ka parë dhe e ka drejtuar për në QKU.

Mirëpo ai mohon se ka mundur të identifikojë fytyrat e sulmuesve, mirëpo mban mend disa detaje.

Ndërsa, Zogaj dyshon që ditëve të fundit ka qenë duke u përcjell nga dikush dhe që fatkeqësisht që dy ditë shoferi i tij, nuk kishte qenë me të.

Vajza e tij Gentiana mohon që si familje dyshojnë në dikë personalisht.

Mirëpo Labinoti, i biri i Sokolit thotë se duke pasur parasysh detyrën që bënë babai i tij, ky rst ka të bëjë me punën.

Pranon se babi i ëhstë kërcënuar shumëherë, jo personalisht por për punën që bënë

Sipas Labinotit në këtë vepër kanë marrur pjesë 5 persona, 2 prej tyre kanë sulmuar Zogajn, personi i tretë është parë duke pritur në veturë, ndërsa dy të tjerët kanë qenë afër vendit të ngjarjes duke pritur.

Madje ai tha se hetimet nga ana e policisë janë duke vazhduar dhe se janë në pista shumë të mira të hetimeve.

SHPËRNDAJE