Sondazhi: Në Vushtrri fiton VV-ja, Klinë PDK-ja, Mitrovicë AKR-ja dhe Suharekë LDK-ja

Kur kanë mbetur më pak se një muaj deri në fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, në rrjete sociale kanë filluar të bëhen sondazhe online.

Veriu.info ka nxjerrë rezultatet në katër komuna, ku shihet se tri prej tyre vendin e parë e kanë zënë kryetar aktual të komunave.

E vetmja është Vushtrria, ku sipas këtij sondazhi në vend të parë renditet Vetëvendosje me kandidatin për kryetar Besim Muzaqi, duke dalë para PDK-së, e cila qeverisë me Vushtrrinë për më shumë se 10 vite.

Në Klinë kandidati i PDK-së për kryetar komune dhe kryetari aktual i komunës, Sokol Bashota renditet i pari.

Pas Klinës, edhe në Mitrovicë kryetar aktual dhe kandidati i AKR-së për kyetar komune zë vendin e parë.

Po ashtu edhe në Suharekë kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së për kryetar komune, Sali Asllanaj renditet i parë në sondazh.

Ky sondazh është një aplikacion online që përdoret në Facebook, ku në të gjitha këto komuna është përdorur i njëjti, shkruan Veriu.info.

Rezultati i plotë i
Vushtrrisë këtu: https://strawpoll.com/sg881s9b#.WaK7J0tudQs.facebook

Rezultati i plotë i
Klinës këtu: https://strawpoll.com/54rrf1d3#.WaGutAbhE4p.facebook

Rezultati i plotë i Mitrovicës këtu: https://strawpoll.com/ffbf4579

Rezultati i plotë i Suharekës këtu: https://strawpoll.com/psxsppyg

—————————–

P.S.: Sondazhi po vazhdon. Veriu.info nuk mbanë përgjegjësi ndryshim të rezultateve në orët dhe ditët vijuese (Rezulati është marrë me datë 27 gusht në ora 20:00)