Sonte është syfyri i fundit, ja lutjet që duhet ti bëni

Sonte është syfyri i fundit i Ramazanit për këtë vit, pas një muaji agjërim. Gjatë natës së sontme besimtarët musliman, sugjerohen ti bëjnë këto lutje:

Ndër lutjet e pëlqyeshme të syfyrit është ajo e thënë nga Imam Muhammed EI‑Baker Bin Ali Bin EI‑Husein (a) si më poshtë:

“0 Zot! Unë të lutëm të me japësh diçka nga madhështia Jotë, me’ç’ka më madhështore, dhe tërë madhështia Ytë është e shkëlqyer.. 0 Zot! Unë lutëm për madhështinë Tënde”.

“0 Zot! Unë të lutëm të me japësh diëka nga bukuria Jotë, me’ç’ka me të bukur, dhe tërë bukuria Jotë është madhështore. 0 Zot! Unë lutëm për bukurinë Tënde”.
0 Zot! Unë të lutëm të me japësh diçka nga fuqia Jotë, me ç’ka me të fuqishme, dhe tërë fuqia Jotë është absolutë. 0 Zot! Unë lutëm për fuqinë Tënde”.

” 0 Zot! Unë të lutëm të me japësh diçka nga madëria Jotë, me ç’ka ka me të madhërishme, dhe tërë madhëria Jotë është e madhërishme. 0 Zot! Unë lutëm për madhërinë Tënde”.

” 0 Zot! Unë të lutëm të më japësh diçka nga drita Jotë, me ç’ka. ka me të ndritëshme, dhe tëre drita Jotë është e shkëlqyeshme, 0 Zot! Unë lutëm për dritën Tënde”.

Nëse ajo më vonohet apo ngadalësohet, kjo vjen thjesht nga padija ime dhe ndoshta në këtë vonëse fshihet e mira ime, sepse Ti i din pasojat e ngjarjeve. Unë nuk njoh asnjë kaq bujar dhe të duruar ndaj meje, një robi të përçmuar, përveç Tëje.”

“0 Zot! Ti më thërret mua, kurse unë të largohem. Ti tregohesh dashamir me mua, ndërsa unë jo. Ti më fal miqësi, ndërsa unë nuk e pranoj atë, megjithatë, kjo nuk të ka penguar të jesh i mëshirshëm me mua dhe bamirësi im, të më preferosh mua ndër krijesat e Tua. Prandaj mëshiroje robin Tënd injorant, ndreqë atë me bamirësinë Tënde, sepse Ti je ndreqësi dhe rregulluesi më bujar”.

“Lavdi Allahut, zotëruesit të pasurisë, levizësit të gjithësisë, nënshtruesit të erërave, aguesit të mëngjezeve, gjykuesit të ditës së Gjykimit, Zotit të botëve!”

“Lavdi Allahut për butësinë që tregon pasi na dha dijen. Lavdi Allahut, që, megjithë mundësitë që ka, najep faljen. Lavdi Allahut për durimin e madh që tregon përpara se të zemërohet, megjithëse është i aftë të bëjë ç’të dojë”.

“Lavdi Allahut, krijuesit të krijesave, të cilave u ka siguruar edhe të mirat e jetesës,Atij që posedon madhështinë, Atij që është edhe larg e nuk duket, por edhe afër dhe vështron shpëtimin. I Bekuar dhe i lartësuar qoftë!
“Lavdi Allahut, i cili nuk ka kush t’i barazohet dhe as të ngjajshëm në forme apo në veprime, dhe i cili me lavdinë e vet, ka nënshtruar shumë njerëz krenarë, shumë njerëz të mëdhenj i janë përulur. Ai, me fuqinë e vet, arrin ç’të dojë”

“Lavdi Allahut, i cili, sa herë që e thërras, me përgiigjet dhe me plotëson çdo mungesë ndërkohë që unë i kundërvihem, që më shton të mirat ndërsa unë e falendëroj. Sa dhurata të bukura me ka dhënë mua, nga sa gjëra të frikëshme me ka shpëtuar, duke me dhënë kushedi sa e sa gëzime! Prandaj unë i falem Atij duke e falendëruar dhe e kujtoj duke e madhëruar”.

“Lavdi Allahut, i cili nuk mund të turpërohet e as të denoncohet për asgjë, dhe të cilit nuk iu mbyll kurrë porta dhe as e ktheu ndonjërin mprapsht prej lypsave, dhe as i diziluzionoi kurrë shpresat e tij”.

“Lavdi Allahut, i cili qëtëson të frikësuarit dhe shpëton të sinqërtët, që u jep dorën të dobëve dhe të vojturëve, që lufton mendjemadhësinë, zhduk mbretër dhe lë të qëtë të tjerët”.

“Lavdi Allahut, që thyen e shkatërro të mëdhenjtë, që kupton ata që ikin e largohen dhe ndëshkon ata që bëjnë padrejtësi, që u përgjigjet klithmave të atyre që qajnë dhe nevojave të atyre që kërkojnë, që mbështët besimtarët”.

“Lavdi Allahut, që, nga frika e Tij, tronditën qiejt dhe banorët e tyre, lëkundet toka dhe jeta në të, trazohen detët dhe gjithçka noton në gjirin e tyre”.
“Lavdi Allahut, i cili na udhëheq në rruge të drejtë, dhe që, po të mos ishtë kjo udhëheqje, nuk do të ishim udhëhequr në rrugë të drejtë”

“Lavdi Allahut, i cili krijon dhe nuk krijohet, që jep të mira dhe nuk merr, që ushqen e nuk ushqehet, që vdes të gjallët dhe ngjall të vdekurit. Ai është i gjalli që nuk vdes kurrº. Në dore të Tij ndodhet e mira. Ai mund të bëjë ç’të dojë”.

“0 Zot! Bekoje Muhammedin, skllavin Tënd dhe të dërguarin Tënd, besnikun Tënd, të pastërtin Tënd, të dashurin Tënd, më të zgjedhurin midis krijesave të Tua, ruajtësin e sekretit Tënd, përçuesin e Mesazhit Tënd! Fale atë me faljen më të preferuar, më të mirë, më të bukur, më të plotë, më të pastër, më të lartë, më të këndëshme, më të sinqertë, më të ndritëshme e më tepër nga sa ke faluar, bekuar, mëshiruar, dashuruar e paqësuar ndonjë njëri tjetër nga robët e Tu, profetët e të dërguarit e Tu si dhe nga njerëzit e Tu me tëzgjedhur nga gjithë ata që ke nderuar nga krijesat e Tua”.

“0 Zot! Bekoe Aliun-Prijësin e Besimtarëve, mbrojtësin dhe garantin e të të Dërguarit të Zotit të botëve, skllavin dhe të nënshtruarin Tënd, vëllanë e të Dërguarit Tënd, që u transmetoi dokumentin Tënd krijesave të Tua”

“O Zot! Beko miken e tij të pastër- Fatime Ez-Zahra-ne, zonjën e grave të banorëve të tokës. Beko dy nipërit e mëshirës dhe dy imamet e rrugës së drejtë: Hasanin dhe Huseinin, që janë zotërinjtë e të rinjve të popullit të parajsës. Bekoi imamet e muslimanëve: Ali Bin EI‑Husein, Muhammed EI Baker, Xhaafer Es-Sadik, Musa EI-Kadhim, Ali Er-Rida, Muhammed EI-Xhevad, Ali EI-Hadij, Hasan EI-Askerij dhe pasardhësin e EI-Hadij-ut-imam EI-Mehdiun dhe të gjithë përçuesuit e argumenteve të Tua tek robet e Të dhe besnikët e Tu në vendin Tënd. Jepu të gjithë atyre bekime të shumta dhe të përhershme”.

“0 Zot! Bekoe zbatuesin e urdhërit Tënd të shpresuar dhe të drejtin e pritshëm, fshihe atë me anën e engjëve të Tu të afert, jepi atij mbështetje e ndihmë me frymen e shenjtë: 0 Zot i botëve!”

“0 Zot! Bëje atë propogandues të Librit Tënd dhe mbrojtës të fesë Tënde, bëjë pasardhës mbi tokë ashtu siç bërë të tjerë para tij, mundesoja atij detyrë që patë këaqësinë t’ia ngarkosh. çliroje atë nga frika dhe jepi sigurinë që të të adhurojë e ë të mos bëjë shok askënd. 0 Zot! Përforcoje atë dhe përforcoju me të, ndihmoje atë që të të ngadhënjeje Ty, jepi atij një mbështëtje të dashur dhe një hapje të lehtë e të suksesëshme, jepi atij fuqi fitimtare prej vetes Tënde. 0 Zot! Pastroje me anën e tij fenë Tënde dhe porositë e mesimet e të të Dërguarit Tënd, me qëllim që asgjë nga e drejta të mos humbasë dhe as t’u fshihet krijesave të Tua”.

“0 Zot’ Ne duam prej Teje një shtët bujar, i cili fenë islame dhe shtëtasit e vet dhe të dhe të mposhtë hipokrizinë dhe hipokritet; një shtet që të na bëjë neve propogandues të nënshtrimit ndaj Tëje dhe udhëheqjes në rrugën Tënde, të na japë ne të mirat dhe nderet e kësaj bote dhe të botës se përtejme”

„O Zot! Të vërtetën që na e mësove po e mbrojmë dhe çfare nuk mundëm të realizonim prej saj e dimë“

“0 Zot! Na bashko së bashku në emër të së drejtës dhe mbyll të çarat në radhët tona, vendos midis nësh rregull, rrite numurin tonë dhe ktheje në krenari poshtrimin tonë. Pasuroi me të drejtën familjet tona, na e hiq me anën e saj gjobën, lehtësoje me të varfërinë tonë, zbardh me të fytyrat tona, lidh me të familjet tona, realizo me të kërkesat tona dhe premtimet tona, jepu përgjigje pozitive lutjeve tona, na plotëso me të sa më tëpër prej dëshirave tona. 0 më i miri pegjegjës dhe me bujari shpërblyes. Na i shëndosh me të gjokset tona dhe na hiq andej zemërimin dhe urrejtjen, na drejto me të në rrugë të drejtë, në kushtet kur ka shumë mosmarrëveshje e kontradikta në lidhje me kuptimin e së drejtës. Me urdhërin Tënd, Ti e drejton në rrugë të mbare këdo që dëshiron, prandaj na jep fitoren kundër armikut Tënd dhe armikut tonë. Ajo është e drejta e sigurtë”.

“0 Zot! Në të ankohemi Ty për humbjen e profetit tonë, për mungesën e imamit tonë, për numërin tonë të vogël dhe numërin e madh të armikut tonë për konfuzionin dhe grindjet e shumta në radhet tona dhe për kundërvenien e kohës kundër nësh. 0 Zot! Bekoe Muhammedin dhe na ndihmo në të gjithëve në lidhje me sa më sipër, duke na dhënë fitoren e shpejtë, duke na zbuluar dëmet, duke na afruar fitoret dhe duke nxjerrë në pah fuqinë e së drejtës. Në shenjë të mirësisë Tënde, na vesh me fuqinë Tënde, me mëshirën Tënde, 0 Mëshirues i Mëshiruesve!”

Pastaj thuaj atë që siç tregohet e thoshte Imam Es-Sadiku (a):

“Zot! Unë të lutëm Ty sepse je i plotfuqishëm dhe i gjithë çka mundshëm që brenda mundësisë së urdhërit Tënd të urtë dhe të vendimit Tënd që as kundërshtohet e as ndryshohet, të me shkruash mua në radhën e pelegrinëve të EI-Haxhxhit në Qabe, që, i mbarë qoftë haxhillëku i tyre, i falendëruar qoftë qëllimi i tyre, të falura qofshin mëkatet e tyre, të larguara qofshin të këqijat e tyre. Po ashtu të lutëm, që, nga sa vendos e ke mundesi, të zgjatësh jetën time e të me shtosh të mirat, të më bësh ngaata që të ndihmojnë në fitoren Tënde dhe të mos më zëvendësosh me ndonjë tjetër.”

SHPËRNDAJE