Sonte Indoks transmeton pjesën e dytë të dokumentarit “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”

InDoks sonte do të shfaq pjesën e dytë të dokumentarit “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”.

Një histori e hulumtuar për betejën mafioze, do të ketë detaje ekskluzive nga dokumentet e Prokurorisë kundër grupit të Arben Bashotës, por edhe fakte mbi hetimin që ka nisur mbi një varg denoncimesh që ai ka bërë kundër grupit rival, përfshirë këtu edhe prokurorë.

Si u tentuan të ndikohen gjyqtarët e si u kërcënuan dëshmitarët, e si u përfshinë në këtë betejë për këtë tokë një familje serbe dhe se si u falsifikuan një sreri dokumentesh nga grupi i Bashotës e Baksit, i vrarë nga Gani Geci.

Se si u përfshi në këtë histori Agjencia e Privatizimeve, Komuna e Prishtinës e drejtuar atëkohë nga #LDK-ja dhe Agjencia Kadastrale e drejtuar nga Murat Meha. Këto janë disa nga pistat në të cilat do të fokusohet pjesa e dytë e këtij dokumentari.

InDoks, me autor, Visar Duriqi prodhim i Gazetës Insajderi sonte me fillim nga ora 20:10 në RTV Dukagjin mund të ndiqni pjesën e dytë të dokumentarit “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”. /Insajderi.com

SHPËRNDAJE