Sot diell, nesër borë

Të enjten mot me diell, e gjatë ditës më butë. Ditën e premte me shi. Nga dita e diel mot i butë dhe kryesisht me diell.

12.02.2020 – Fusha të presionit të lartë do të shtrihen mbi vendin tonë gjatë ditës së enjte, që do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell dhe të butë gjatë ditë.

Cikloni Tomris nga Atlantiku do të depërtojë mbi Europën qëndrore, e ditën e premte një sistem frontal nga ky ciklon do të kaloj mbi vendin tonë, që pritet të sjellë reshje shiu, e në vise kodrinoro-malore borë.

Nga fundjava fusha të presionit të lartë dhe rryma të ngrohta ajrore nga Europa perëndimore do të shtrihen mbi vendin tonë që do të favorizojnë mot të butë dhe kryesisht me diell.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e ditën e premte dhe shtunë kohëpaskohe do të zbresin në vlera të mira. Orëve të mbrëmjes pritet të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

13.02 – Në mëngjes ftohtë. Ditën më butë dhe kryesisht me diell.

14.02 – Kryesisht vranët dhe me të reshura shiu, ku gjatë ditës do të jenë më të vazhdueshme. Në vise kodrinoro-malore reshje bore.

15.02-16.02 – Të shtunën kryesishgt me vransira, e gjatë ditës edhe me intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel kryesisht me diell.

17.02 – Butë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -2C deri në 2C, e maksimalet nga 8C deri në 13C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu dhe veriperëndimi 2-9m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale, e ditën e premte rënie.

SHPËRNDAJE