Sot dita e parafundit e ultimatumit të Mustafës ndaj VV’së për arritjen e marrëveshjes

E shtuna ka qenë dita e parafundit e ultimatumit të kreut të LDK’së, Isa Mustafa për arritjen e mundshme të marrëveshjes me Vetëvendosjen.

Gjatë ditës, është raportuar se Kurti dhe Mustafa janë takuar në shtëpinë e këtij të fundit në Prapashticë, mirëpo asnjëra parti nuk e po e konfirmon edhe zyrtarisht.

Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, ka thënë shkurt për ktv’në, se nuk ka informacione për këtë çështje.

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, në një postim në Facebook ka lënë të kuptohet se dy partitë janë afër arritjes së marrëveshjes.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka mohuar se ka pasur takime, derisa ka paralajmëruar se këto dy parti së shpejti do të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

Zyrtarët e të dyja partive kanë qenë hermetikisht të mbyllura gjatë së shtunës për të kuptuar nëse liderët e tyre janë takuar apo nëse do të takohen sot.

Afati kushtetues prej 15 ditësh për formimin e Qeverisë me Kurtin mandatar, përfundon në javën e parë të shkurtit.

SHPËRNDAJE