Sot është ditë e veçantë për Komunën e Mitrovicës

Sot do të mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ku në rend dite është betimi i anëtarëve të Kuvendit të Komunës dhe betimi i kryetarit të komunës.

Betimi i anëtarëve të Kuvendit të Komunës dhe betimi i kryetarit të komunës do të bëhet në ora 11:00.

Kujtojmë se kryetar i komunës së Mitrovicës është rizgjedhur Agim Bahtiri, i cili në këto zgjedhje fitoj në balotazh ndaj Valdete Idrizit të PDK-së.

SHPËRNDAJE