Sot në Mitrovicë do të diskutohet për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

10Sot në Mitrovicë do të mbahet një tryezë në të cilën do të diskutohet për dialogun në zhvillim e sipër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka bërë të ditur Komuna e Mitrovicës.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e institucioneve më të larta shtetërore dhe ata të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Tryeza pritet të fillojë në orën 11:00.

SHPËRNDAJE