“Sot, paska shku cjapi, te kasapi”

Pas takimit që kryeminiatri Avdullah Hoti pati me presidentin Hashim Thaçi, kanë ardhur edhe reagimet e para.

Është zyrtari i Vetëvendosjes, Avni Zogiani ai i cili i pari e ka komentuar një takim të tillë, raporton Gazeta Blic.

“Sot, paska shku cjapi, te kasapi”, ka shkruar ai në Facebook.


Ndërkaq, Hoti pas takimit me Thaçin ka theksuar se ai do ta drejtoj dialogun me Serbinë.

“Unë do të mundohem të krijoj një konsensus të gjërë mes forcave politike. Ne jemi në pikën ku duhet të përmbyllet procesi përfundimisht, të konsolidohet shtetësia e Kosovës tek ndërkombëtarët.”, tha Hoti.

Ndër të tjera ai ka shtuar se Kryeministri dhe Presidenti i kanë rolet e ndara, mirëpo që në dialog me Serbinë duhet të jenë bashkë.

“Çështjet për kompetenca nuk shtrohet, ajo është shumë e qartë më Kushtetutë edhe aktgjykimi i Gjykatës të vitit të kalum është shumë i qartë. Ne i kemi rolet e ndara, por në këtë proces duhet të jemi bashë.

Ne jemi të gatshëm për dialog, e kemi artikuluar qartë qëndrimin tonë si qeveri, ia komunikova edhe Presidentit.”, ka thënë tutje ai.

Ndësa, se kush do të udhëheqë me dialogun, ai ose kryeministri, i pari i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se këtë e sqaron Kushtetuta.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE