Sot u konfirmua raportimi i para 8 dite nga Veriu.info, se Kurti do ta shkarkoj Bordin e “Trepçës”

Pas disa protestave të mbajtura radhazi nga një grup i shaljanëve, të cilët e akuzonin menaxhmentin e “Trepçës” për keqpërdorime në lidhje më punësimet në konkursin e fundit, ata i kishte vizituar Kryeministri Albin Kurti më 20 shkurt.

Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht se Kryeministri Albin Kurti iu kishte premtuar protestuesve, se brenda pak ditësh do ta shkarkoj Bordin e ndërmarrjes “Trepça”.

Ekskluzive: Kurti u premton organizatorëve të protestës se pas pak ditësh do të shkarkojë edhe Bordin e ndërmarrjes “Trepça”

Kjo edhe ndodhi pas tetë ditësh, pasi që sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është shkarkuar Bordi i Drejtorëve i kësaj ndërmarrje.

Veriu.info që prej vitit 2015 vazhdimisht ka raportuar për keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin që është bërë nga menaxhmenti në këtë ndërmarrje, e cika dikur ishte krenaria e Kosovës.

Ekskluzive: Kurti u premton organizatorëve të protestës se pas pak ditësh do të shkarkojë edhe Bordin e ndërmarrjes “Trepça”

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE