Sot varroset 23-vjeçarja që vdiq në aksidentin te “Rruga B”

F.R, 23-vjeçare u aksidentua më 22 tetor, në “Rrugën B”, të kryeqytetit. Nga plagët e marra ajo ndërroi jetë para 2 ditësh në QKU.

Familjarët kanë lëshuar njoftimin se vajza do të varroset sot në orën 14.00, ndërsa në shenjë vetëdijësimi do të ndizen qirinjë në orën 19.00, në fshatin Vrellë të Istogut.

Në aksidentin e njejtë u godit për vdekje edhe këmbësorja L.A, 30 vjeç e cila ndërroi jetë po atë ditë. Ngasësi i veturës që goditi këmbësoret është arrestuar dhe ka 20-vjeç.

Policia po apelon vazhdiminsht për kujdes në komunikacion.

SHPËRNDAJE