Sot zgjerohet koalcioni AAK – PSD, kjo parti ‘tradhëton’ Isa Mustafën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të takohet sot me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Takimi i dy liderëve vjen pas zyrtarizimit të koalicionit me PSD-së e AAK-së, dhe mundësisë që të njëjtit t’i bashkohet edhe partia e Fatmir Limajt, shkruan lajmi.net.

Këtë të ditur e ka bërë edhe vetë Haradinaj gjatë ditës së djeshme.

“Nesër (sot) do të takohemi me kryetarin e Nisma Fatmir Limaj. Ideja është për zgjerimin e koalicionit, ftojmë edhe AKR-në të na bashkëngjitet” ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, në bazë të marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor, PSD-ja në listën për deputetë do të ketë gjithësej 25 kandidatë.

Bartës i listës është kryeministri i deritanishëm, Ramush Haradinaj.

SHPËRNDAJE