Southgate me fjalë të mëdha për Kosovën, kjo është deklarata e tij pas fitores

Kosova u mposht nga Anglia me rezultat bindës, 0-4, megjithëse rezultati nuk ishte pasqyra e saktë e ndeshjes.

Megjithatë, u vërejt se Challandes ishte nervozuar dukshëm pas pranimit të panevojshëm të golave në minutat e fundit.

Ndërkaq, selektori i Anglisë, Gareth Southgate, deklaroi se djelmoshat e tij e patën të vështirë në pjesë të parë, derisa minutat e fundit ishin fatale për “verdhë e kaltërit”.

“Unë mendoj që Kosova na e bëri ndeshjen të vështirë, sidomos në pjesën e parë. E shënuam një gol të bukur, por pjesa e parë ishte thuajse e barabartë. Sa i përket atmosferës, ishte e jashtëzakonshme. Nuk kam parë asnjëherë kështu. I uroj shumë suksese. Përvoja në Pragë besoj se do t’iu ndihmojë shumë në duelin ndaj Maqedonisë në Mars, tha ndër të tjera ai.

SHPËRNDAJE