Sovraniteti i Kosovës po përdoret si ofertë dhe kauzë për zgjedhjet parlamentare, thotë profesori i Universitetit të Prishtinës

Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ibrahim Berisha, ka thënë se çështja e sovranitetit po përdoret si kauzë dhe ofertë për zgjedhjet parlamentare.

Ai, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se edhe në zgjedhjet e mëparshme janë përdorur kauza të tilla si sovraniteti i plotë në Veri, ndëshkimi i krimeve të luftës, zbulimi i vrasjeve të Mbas-Luftës, shteti ligjor, barazia e qytetarëve para ligjit, bashkimi me Shqipërinë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liberalizimi i vizave, integrimet evropiane, zhvillimi përrallor me lugina të silikonit, shoqëri e dijes, reforma të mëdha, kufiri-kufiri etj.

Ky është postimi i plotë i profesorit Berisha:

“Kjo, 20 vjet mbas çlirimit dhe 11 vjet mbas shpalljes dhe njohjes ndërkombëtare të shtetit sovran të Kosovës, Sovraniteti ofertë dhe kauzë (shkak-fjalë goje) kryesore në zgjedhjet parlamentare (2019)! Në zgjedhjet e mëparshme kauza: Sovraniteti i plotë në Veri, ndëshkimi i krimeve të luftës, zbulimi i vrasjeve të Mbas-Luftës, shteti ligjor, barazia e qytetarëve para ligjit, bashkimi me Shqipërinë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liberalizimi i vizave, integrimet evropiane, zhvillimi përrallor me lugina të silikonit, shoqëri e dijes, reforma të mëdha, kufiri-kufiri etj.etj.”./Gazeta Blic

SHPËRNDAJE