Spahiu: Po të kishte drejtësi hyjnore, Serbia do të duhej të ishte deti dhe ne të kapnim peshq aty!

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se që nga dita kur i ka fituar zgjedhjet, Albin Kurtin është parë me premtime të tjera.

“Kjo e jep një mesazh tjetër, se ai mund të kërkojë zgjedhje të reja pas këtyre zgjedhjeve, nëse nuk e kemi presidentin e ri”, ka thënë Kelmendi në RTK.

Në anën tjetër, analisti i njohur Nexhmendin Spahiu tha se Kosova hyn në dialog me Serbinë për ta marrë njohjen. Por sipas tij, kjo njohje do ta ketë një çmim.

“Nëse do të kishte drejtësi hynjore, Serbinë ish dashtë të jetë deti dhe në të shkojmë në Merdare dhe të zejmë peshqi”, ka thënë Spahiu, duke shtuar se “duket se megjithatë nuk ka aso drejtësie nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe duhet të ketë dialog”.

“Kosova ka nevojë për njohje nga Serbia. Kosova duhet ta paguaj një çmim për njohjen nga Serbia, por jo çmim që ka paguar Bosnja. Me atë çmim që ka paguar Bosnja, ne s’duhet të kërkojmë njohje nga Serbia edhe 100 vjet”, ka thënë Spahiu.