Spanja fiton ndaj Iranit me rezultat minimal

Spanja ka fituar minimalisht ndaj Iranit. Kombëtarja spanjolle arriti që të fitoj me shumë mund ndaj iranianëve me rezultat 1 me 0.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Diego Costa në minutën e 54’.

Ende nuk ka përfunduar dilema se kush do të kaloi tutje nga Grupi B, pasi Portugalia dhe Spanja kanë nga katër pikë, Irani me tri pikë dhe Maroko me zero pikë.

Ndeshja më e zjarrtë pritet të jetë ajo në mes të Portugalisë dhe Iranit, pasi aty do të përcaktohet se cila prej tyre kalon tutje, ndërsa Spanja do të shpresoj që ta vulos kalimin e tyre ndaj Marokout./ORAinfo

SHPËRNDAJE