Spanja po vazhdon ta sheh tmerrin me sy: Ky është numri i të vdekurve nga COVID-19

COVID-19 vazhdon të përhapet me shpejtësi të madhe në të gjitha vendet e botës duke infektuar e marra mijëra jetë njerëzish, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Me burim në Kinë, koronavirus u përhap në gjithë botën epiqendra e të cilit kaloi në Evropë, fillimisht në Itali e pastaj edhe në Spanjë, vende këto që kanë kaluar tashmë edhe Kinën me numrin e të vdekurve.

Pas Italisë edhe Spanja po përjeton tmerrin e vërtetë nga COVID-19.

Vetëm nga ora 12 e natës në Spanjë janë regjistruar 442 vdekje nga koronavirus duke e çuar numrin e vdekjeve në 4089 persona.

Në kohën e cekur më lartë, pra 12 e natës e deri në këtë moment, Spanja ka regjistruar edhe 6673 raste të reja të infektimit me koronavirus duke e çuar numrin total të të prekurve në 56188./Veriu.info/

SHPËRNDAJE