Specialja nuk ndalet, fton edhe ish-pjesëtarin e UÇK-së

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Sali Mustafa, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Ftesën në cilësinë e të dyshuarit për klankosova.tv e ka konfirmuar avokati i tij, Nikë Shala.

“Sali Mustafa dje e ka marrë ftesën për në Hagë dhe me datën 18.11.2019 në orën 9 e 30 duhet të paraqitet në Hagë pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Unë jam autorizuar nga ana e tij dhe do ta mbrojë në këtë çështje’.

SHPËRNDAJE