Spektakël golash në Allianz Arenën e zbrazur, Bayerni vazhdon dominimin në Bundesligë

Bayern Munich e ka mposhtur Eintracht Frankfurtin me rezultat 5-2 në kuadër të javës së 27-të në Bundesligë

Bayerni për herë të parë luajti pa tifozë në Allianz Arena dhe kjo shkaku i pandemisë së Koronavirusit, shkruan Reporteri.net

Bavarezët fituan 5-2 ndaj Frankfurtit në një ndeshje tejet atraktive.

Për fitoren e vendasve shënuan Goretzka, Muller, Lewandowski, Davies, ndërkaq për mysafirët të dy golat i shënoi Hinteregger, i cili poashtu në këtë përballje realizoi edhe një autogol.

Me këtë fitore Bayerni vazhdon të jetë lider i Bundesligës tani me 61 pikë, 4 më shumë se Dortmundi që zë vendin e dytë me 57 pikë.

SHPËRNDAJE