Spektakli shuhet pa fitues, Real e Barcelona ndajnë pikët

Ka përfunduar El Clasico me rezultat të barabartë mes Barcelonës dhe Real Madrid 2:2.


Barcelona dhe Real Madrid zhvilluan një ndeshje fantastike ku nuk munguan golat, tensionet, kartonët e verdhë si dhe të kuq për Barcelonën.

Të parët që arritën të kalonin në epërsi ishin Barcelona me anë të Suarez i cili shënoi në minutën e 10-të të ndeshjes, ndërsa Ronaldo arriti të barazoj rezultatin vetëm 4 minuta më vonë në minutën e 14-të.

Më pas në pjesën e parë Reali pati disa raste të mira shënimi por nuk ia dolën dot të shënojnë, në fund të pjesës së parë pati tensione të mëdha mes dy skuadrave ku nuk munguan ndëshkimet, e më kse keqi e pësoi Sergio Roberto i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Në pjesën e dytë ishin përsëri skuadra e Barcelonës ajo që arriti të shënoi e para me anë të Lionel Messit i cili shënoi një gol ashtu siç di vetëm ai .Por për rezultatin përfundimtar u përkujdes Uellsiani Bale i cili shënoi një gol fantastik.

Barcelona mbetet ende e pamposhtur në La Liga ndërsa Real Madrid tash do të fokusohet në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpooli-t.

SHPËRNDAJE