Spikeri përmend emrin e Sterlingut, ky është veprimi i papritur i gjithë stadiumit

Kanë mbetur edhe shumë pak minuta deri në fillim të ndeshjes.

Padyshim se atmosfera është fenomenale, teksa diçka që ra në sy ishte ngritja në këmbë e gjithë stadiumit, në momentin kur spikeri përmendi emrin e Sterlingut.

Kujtojmë se ylli i Manchester Cityt ishte viktimë e koreve raciste nga tifozët malazezë dhe bullgarë, teksa kanë qenë vetë tifozët anglezë që kanë deklaruar se kanë mbetur të befasuar me mikpritjen në Kosovë.

Gjithsesi, pas pak çastesh fillon edhe ndeshja, derisa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

Ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

SHPËRNDAJE