Stafi i QKMF-së shkon në eskursion – Në komunë mbesin vetëm dy mjekë!

Punëtorët shëndetësor të Qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Kamenicë, me organizim të Sindikatës së tyre shkuan për ekskursion 3 ditor në Mal të Zi.

Kjo bëri që shumica e reparteve të mos punojnë pasi aty kishin mbetur vetëm dy mjek. Ndërsa, komuna nuk është në dijeni të kësaj.

Pediatri Ismet Morina, thotë se ai për arsyeje personale nuk kishte shkuar në këtë ekskursion.

“Kam mbet ta kryej punën time sipas orarit sikur çdo ditë tjetër”, ka thënë ai.

Qytetarët nuk deshën të flasin për shkak se u frikësuan se në të ardhmen nuk do të marrin shërbime nga ta, njofton Klan Kosova.

“Jo more nuk është normale”, tha njëri nga qytetarët pa dashur të filmohet nga kamera.

Drejtori për Shëndetësisë në komunë thotë se një gjë të tillë kishte ndodhur edhe më parë dhe pa lejen e tij.

“Sivjet kjo gjë ka ndodh por unë nuk jam i lajmëruar për këtë rast”, ka thënë drejtori.

SHPËRNDAJE