Stafi mjekësor i Milanos tregon se sa do mungojë Ibrahimovic

Stafi mjekësor i AC Milan bën të ditur në komunikatën për media, se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic do të mungojë afërsisht tre javë.


Pas rezonancës magnetike, thuhet se Ibra ka lënduar muskulin e femurit në këmbën e majtë, që do të thotë se suedezi do të mund të mungojë deri tek 13 dhjetor. Por është vetëm një hipotezë bën të ditur Milani.

Është e sigurt që veterani do t’i humbë katër ndeshjet e ardhshme, ato ndaj: Lile në Europa League, Fiorentina në Serie A, Celtic Europa League dhe Sampdoria në Serie A.

Ndërkohë, Ibrahimovic do të fillojë menjëherë fazën e rikuperimit që të kthehet sa më parë.