Stavileci synon që të marr vëmendjen e publikut me urimin i tij për Kosovën

Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerand Stavileci po synon që ta tërheq nga vetja vëmendjen e publikut përmes postimeve të sponsorizuara, siç bëri me postimin e fundit, ku uroi Kosovën për fitoren ndaj Maltës me rezultat 5 me 0.

Pas fitores së Kosovës, Stavileci bëri një postim në rrjetin social Facebook, ku të njëjtin e sponsorizoi, me qëllimin e vetëm, që të marrë vëmendjen e publikut, duke i bërë reklamë postimit të tij në Facebook, që të shihet nga sa më shumë përdorues.

Stavileci për këtë fitore tha se përfaqësuesja e Kosovës është vetëm një hap larg ëndrrës evropiane.

“Vetëm një hap larg ëndrrës evropiane. Një bravo e madhe për ju”, ka shkruar Stavileci.

SHPËRNDAJE