Stilet më të mira të flokëve për vitin 2019

Pikërisht sikurse që ndryshojnë trendët në modë, kështu edhe në botën e bukurisë kur bëhet fjalë për kujdesin dhe stilizimin e flokëve – kemi teknikat pak a shumë periodike të ngjyrosjes, ngjyrat dhe tonet dhe nuancat e tyre specifike. Gjithsesi, është gjithmonë mirë të ketë zgjedhje më të madhe dhe të këshilloheni se cilat janë ngjyrat aktuale, e kësaj radhe ju sjellim edhe trendët për vitin 2019

Flokëve

Ata që adhurojnë ngjyrën natyrale të flokëve – kjo ngjyrë është gjithnjë në modë. Gjithmonë shkojnë me fytyrën dhe tenin dhe me të dukeni – natyrale. Por, ngjyra gjithmonë e njëjtë di të bëhet bajat, kështu që duhet ndryshuar diçka në këtë drejtim. Pra, nëse tash e një kohë i ngjyrosni flokët, ndoshta pikërisht kthimi në dukjen natyrale të flokëve është dukja e duhur.

Nuancat e konjakut dhe kanellës

Marrë parasysh se jemi në stinën e dimrit, nuk na habit fakti se te flokëkuqet pikërisht këto nuanca të errëta, disi përshtaten me atmosferën e dimrit. Sidomos kur disa fillesa në këto tone fillojnë të shkëlqejnë në diell. E, nëse ju duhet këshillë se kujt i shkojnë më së miri këto ngjyra – përgjigjja është, bruneve.

Tonet e errëta të ftohta

Ose, nëse jeni brune e errët, ndoshta më mirë mos të ndryshoni asgjë dhe keni plotësuar dy kritere kur ngjyrat e 2019-ës janë në pyetje – ngjyra natyrale dhe tonet e errëta të ftohta. Megjithëse, kjo mundet t’ju interesojë edhe zeshkaneve që duan për shembull të shndritin paksa ngjyrën e tyre, po vetëm me tone të ftohta. Nuancat si këto më së miri i shkojnë zonjave me ten të ndritshëm porcelani, kurrsesi atyre me nëntoke të ngrohta të ullinjta.

Nuancat e ngrohta të verdha

Biondinat kurrë nuk zbresin nga skena e bukurisë. Por, jo secila biondinë është e njëjtë. Kësaj radhe theksimi është në nuancat e ngrohta – me tone të arta, dhe të arta-rozë që po ashtu ende është aktuale. Ajo që sipas trendit aktual duhet të shmangni janë tonet e ftohta të ndritshme, me tone të argjendta apo ngjyra e bardhë-e verdhë e flokut, që për një kohë ishte në qendër të vëmendjes.

‘Belayage’

Është e qartë se kjo teknikë nuk e ka ndërmend të lëshojë skenën e bukurisë, dhe se tash e disa vjet është teknika më e mirë e ngjyrosjes së flokëve. Jo pa arsye – nga ngjyra e errët e flokut, që ju shkon ngjyrave natyrale, me maja të ndritshme, më së miri kështu arrihet efekti më i mirë i dukjes së ngjyrosur dhe të freskët.

Ngjyrat e ndezura në stilin e të 90-ave

Për ato që duan të lënë gjurmë dhe që duan të eksperimentojnë, të kujtojmë edhe trendin e ngjyrosjes nga të nëntëdhjetat, që përsëri është në fokus, që thonë se e kuqe e zjarrtë, e portokalltë, vjollcë, pink – ngjyrat e mirëseardhura në flokët tuaj

SHPËRNDAJE