Studimi i fundit: Personat që lexojnë libra janë më të mirë dhe të sjellshëm se ata që nuk lexojnë

Njerëzit janë shumë të vetëdijshëm se leximi i librave ju bëjnë më të zgjuar, por përveç kësaj në të njëjtën kohë njerëz që lexojnë shumë janë më të prirur që të krijojnë debate të ashpra, për mos të thënë përlesheshe në shoqëri.

Një studim i ri zbulon se kjo nuk është aspak e vërtetë. Në fakt, leximi në të vërtetë mund të ju bëjë një person më të dashur.

Një studim i kryer në Universitetin Kingrston të Londrës, në të cilën u përfshinë 124 pjesëmarrës dhe u morën në pyetje për shijet dhe preferencat e tyre në libra, shfaqje teatrale dhe televizione.

Studimi, i kryer nga Universiteti Kingston në Londër, përfshiu 124 pjesëmarrës. Pjesëmarrësit u morën me pyetje në preferencat e tyre për libra, TV dhe shfaqje. Por përveç kësaj ata u morën në pyetje edhe për shkathtësitë e tyre se sa i vlerësojnë ndjenjat e të tjerëve dhe çka do të bënin ata për t’i ndihmuar ata.

Rezultatet e këtij studimi thonin se ata që lexonin më shumë libra ishin më shumë në gjendje të reagonin dhe të i ndihmonin se sa ata që preferonin të shikonin më shumë televizion. Këta të fundit dolën të jenë më pak të shoqëruar dhe jo në gjendje të mirë gatishmërie për të i ndihmuar të tjerë.

Mirëpo jo të gjithë llojet e librave kishin të njëjtin efekt. Ky studim gjithashtu dëshmoi se lloji i literaturës që zgjedhni ka një rol të rëndësishëm në inteligjencën tuaj emocionale. Në veçanti, studimi zbuloi se adhuruesit e “fiction” treguan më shumë sjellje pozitive sociale ndërsa lexuesit e romaneve të dramës dhe romancave u zbuluan të ishin më empatikët. Në të njëjtën mënyrë, adhuruesit e librave eksperimentalë ishin më të aftë të shohin gjëra nga këndvështrimet alternative, ndërsa lexuesit që pëlqenin më shumë komedinë ishin më së miri në lidhje me të tjerët.

“Ekspozimi ndaj “fiction” ka të bëjë me një sërë aftësish empatike. Angazhimi me prozë imagjinare dhe komedi në veçanti mund të jetë kyç për të përmirësuar aftësitë empatike të njerëzve” , kanë thënë studiuesit gjatë konferencës së Shoqatës Psikologjike Britanike në Brighton.

SHPËRNDAJE