Studimi i fundit: Si të dallojmë simptomat e koronavirusit tek fëmijët

Një studim I ri që ka hulumtuar mbi 10 fëmijë kinezë, të cilët ishin të infektuar me koronavirus ka zbuluar se sëmundja e frymëmarrjes që shkakton ky virus, mund të paraqitet si një infeksion më pak serioz, duke ilustruar se sa e vështirë mund të jetë të dallohet infeksioni vetëm në simptoma.

Studimi i udhëhequr nga studiues kinezë, botuar në revistën Nature Medicine , zbuloi se njëri prej fëmijëve nuk tregoi fare simptoma dhe pjesa tjetër kishin simptoma të lehta.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se virusi në vetvete mund të vazhdojë të shfaqet, edhe nëse nuk ka shenja të dhimbjes së fytit dhe bllokimit të hundëve.

Arsyeja e vetme që 10 fëmijë – gjashtë djem dhe katër vajza që shkonin në moshë nga dy muaj deri në 15 vjet – u testuan në një spital në qytetin e Guangzhou ishte sepse ata ishin familjarë të pacientëve që rezultuan pozitiv për COVID-19, ose kishin kontakte të ngushta me njerëzit e diagnostikuar me sëmundjen, thanë studiuesit.

Pesë nga fëmijët kishin kollë, katër kishin dhimbje fyti e tre të tjerë kishin diarre, simptoma për të cilat studiuesit thanë se mund të bëjnë që koronavirusi të duket si sëmundjet tjera.

Në përgjithësi, 745 fëmijë që konsiderohen si “shumë të dyshuar” se ishin të infektuar u kontrolluan midis 22 janarit dhe 20 shkurtit. Nga ai grup, 1.3 përqind u zbuluan se ishin të infektuar.

Në këtë studim të fundit, shtatë-nga-10 fëmijët kishin ethe, por temperature nuk ishtë më e lartë se 39 gradë C.

Dhimbja e kokës, dhembjet e muskujve, nauze, letargji, probleme me frymëmarrje, të vjella dhe çorientim që paraqitet tek të rinjtë me koronavirus, nuk ekzistonin te fëmijët e infektuar, thanë studiuesit.

SHPËRNDAJE