Studimi i ri: Sa zgjat imunitetit natyror pas infektimit me Covid-19

Personat që kanë kaluar Covid-19 kanë të ngjarë të infektohen me koronavirus brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri britanik që tregon se imuniteti natyror  zgjat të paktën gjashtë muaj për shumicën e njerëzve.

Studimi i Biobank për më shumë se 20,000 njerëz, i udhëhequr nga Profesori i Mjekësisë dhe Epidemiologjisë në Universitetin e Oxfordit, Rory Collins, sipas Financial Times, gjeti antitrupa në 99% të njerëzve tre muaj pas infeksionit të parë Covid-19 dhe në 88% të njerëzve (d.m.th. pothuajse nëntë në dhjetë) pas gjashtë muajsh.

Collins tha se 88 përqind ishte “vlerësim konservator”, pasi në testet e gjakut studiuesit u përqëndruan në një antitrup specifik sesa në llojet e tjera të antitrupave dhe qelizave të kujtesës që mund të siguronin mbrojtje imune, përcjell abcnews.al.

Ai shtoi se këto gjetje “mbështesin vendimin e qeverisë për të vonuar dozën e dytë të vaksinës Covid-19”, pasi ato sugjerojnë se ekziston një mbrojtje e konsiderueshme dhe e qëndrueshme kundër koronavirusit kur antitrupat e shumtë shkaktohen, ose nga infeksioni ose nga vaksina.

Studimi i antitrupave në një mostër të popullsisë, i cili u porosit nga qeveria britanike, gjithashtu zbuloi se përqindja e njerëzve të infektuar me koronavirus u rrit nga 6.6% në qershor 2020 në 8.8% në nëntor dhe padyshim sot, ajo është rritur më tej.

Dallimi në antitrupa nga grupi racor është i jashtëzakonshëm: Ndërsa 13.5% e njerëzve nën moshën 30 u zbulua se kishin antitrupa ndaj koronavirusit, shkalla ishte vetëm 6.7% midis njerëzve mbi moshën 70 vjeç.

Gjithashtu, ndërsa për të bardhët ishte 8.5%, për njerëzit me ngjyrë arriti 16.3%. Dallimet gjeografike ishin gjithashtu të mëdha: Në Londër, 12.4% u gjetën me antitrupa, krahasuar me vetëm 5.8% në jug-perëndim të Anglisë dhe 5.5% në Skoci.

Studimi gjithashtu zbuloi,  bazuar në intervistat me ata që ishin të sëmurë  se 25% e të infektuarve ishin asimptomatike, ndërsa 40% nuk ​​kishin simptoma “klasike” Covid-19, të tilla si kollë e thatë e vazhdueshme, ethe ose humbje e nuhatjes dhe shijes.