Stuhi të fuqishme kanë kapluar rajonin, po shpërndahen edhe në Maqedoni e Serbi

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Erëra e stuhishme goditi Malin e Zi duke shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi, ndërtesa dhe pemë.

Sllovenia dhe Kroacia gjithashtu janë prekur nga stuhi të tmerrshme por paralajmërohet stuhi e ngjashme në gjithë rajonin

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë


Instituti meteorologjik të Malit të Zi thotë se një stuhi e fuqishme e goditi Lusticën, Budvën, Tivatin ku ka dëmtuar edhe platformën e aeroportit të këtij të fundit.

Erërat u rrëzuan çati dhe u shkaktuan aksidente trafiku. Stuhia e përfshiu edhe pjesën jugore të Sllovenisë dhe Kroacisë lindore.

Instituti meteorologjik slloven ngre alarmin në nivelin më të lartë “të kuq”, raporton Hina.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në Slloveni dhe Kroaci, ku paralajmërojnë se mot i ngjashëm do të ketë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Instituti Hidrometeorologjik i Republikës së Maqedonisë ka paralajmëruar sot; edhe në territorin e Serbisë pritet të ketë stuhi të e shoqëruara nga shira të forta dhe erëra.

Ndërsa, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi deri 8m/s

 

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE