Stuhia e borës në drejtim të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut!

Stuhia më e fuqishme e borës e këtij dimri pritet pikërisht në ditën e parë të Prillit dhe kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme duke pasur para sysh se kemi pasur një dimër mjaft të butë sivjet dhe se natyra i ka metodat e saj të kompensimit.

Sidoqoftë, sot kemi depërtimin e ajrit të ftohtë polar nga veriu dhe si rezultat do të kemi krijimin e një cikloni në jug të Detit Adriatik i cili shumë shpejt do të rrugëtojë në drejtim të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Ky ciklon do të tërheqë sasi të madhe të ajrit të lagësht nga Mesdheu dhe për këtë arsye priten reshje të dendura atmosferike. Në viset bregdetare priten reshje mjaft të dendura shiu, kurse në viset mesdhetare do të kemi reshje mjaft të dendura bore.

Reshje bore sonte do të fillojnë në Kosovë dhe këto reshje pritet të intensifikohen gjatë natës dhe ditës së nesërme. Në tërë territorin e Republikës së Kosovës pritet krijimi i shtresave të borës duke përfshirë edhe ultësirat. Në viset kodrinore-malore do të ketë reshje intensive bore deri në 30 cm., lokalisht edhe më shumë. Nëpër ultësira trashësia e borës do të jetë afërsisht nga 8 deri në 25 cm.

SHPËRNDAJE