Suaharekë: Arrestohet pasi mashtroi një femër duke i marrë 60 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Suharekë një person të dyshuar pasi ka arritur që t’i mashtrojë dy persona.

Fillimisht i dyshuari kishte marrë nga një vajzës një shumë të parave prej 60 euro, ndërsa nga një djal tjetër i kishte marrë veturën, njofton gazetametro.net.

I dyshuari është intervistuar nga prokurori dhe është dërguar me vendim të tij në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar për shkak se i njëjti e ka vënë në lajthitje viktimën femër K/Shqiptare të cilës ia ka marrë 60 € dhe po ashtu viktimës mashkull K/Shqiptar ia ka marrë veturën e tij. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e policisë./gazetametro.net

SHPËRNDAJE