Suarez deri në shtator jashtë fushës

Sulmuesi i Barcelonës luajti vetëm 37 minuta në San Memes të Premten.

Sulmuesi 32-vjeçar pritet të jetë jashtë fushës për pjesën tjetër të gushtit, por mund të rikthehet në shtator.

Testet e kryera nga Blaugranët, të Shtunën në mëngjes zbuluan se ai ka një lëndim serioz.

Si rezultat, sulmuesi ka shumë gjasa të jetë i padisponueshëm për dy javët e ardhshme dhe do të humbasë ndeshjen me Real Betis.

Një rikthim për tu përballur me Osasunën më 31 gusht gjithashtu duket shumë i vështirë dhe rikthimi i tij mund të jetë kundër Valencias në Cap Nou më 14 shtator./Indeksonline/.

SHPËRNDAJE