Suarez e paralajmëron Ronaldon

Luis Suarez kishte një fillim të vështirë në “Rusi 2018”, ndërsa lojtarët e Oscar Tabarez fituan ndaj Egjiptit 1-0, në ndeshjen e parë të Grupit A.

Megjithatë, sulmuesi i Barcelonës u kthye, duke goditur Arabinë Saudite, para se ta gjejë përsëri rrugën e rrjetës në fitoren 3-0 ndaj Rusisë.

Uruguaji u kualifikua në 1/8 finale të Botërorit të Rusisë me pikët maksimale.

……………………………………………………………………………………………………………..
Balerina shqiptare shokon me videon e fundit, ja në cilën pjesë të ndjeshme e prek qeni i saj

……………………………………………………………………………………………………………..

“Unë jam shumë më mirë se në ndeshjen e parë”, tha Suarez para gazetarëve, përpara përballjes me Portugalinë, të shtunën.

“Kur vjen puna te rivaliteti me Ronaldon, ne gjithmonë japim më të mirën për ekipet tona për të arritur rezultate sa më të mira. Kjo është Kupa e Botës dhe natyrisht ne të gjithë po luajmë dhe po i mbrojmë ngjyrat e Kombëtareve tona. Secili do të jap më të mirën (sonte) për të vërtetuar gjithçka”.

Edhe pse suksesi i Uruguajit është ndërtuar mbi rezistencën mbrojtëse, të kryesuar nga kapiteni Diego Godin, kombinimi i sulmit, Suarez dhe Edinson Cavani, është një nga duetet më të rrezikshme të Kupës së Botës në zhvillim. “Ne kemi njohur njëri-tjetrin për një kohë të gjatë dhe kemi luajtur së bashku për më shumë se 10 vite në ekipin kombëtar”, tha Suarez për Cavanin.

“Ne jemi duke luftuar për të njëjtin qëllim dhe duke bërë më të mirën për ekipin, kështu që përpiqemi ta ndihmojmë njëri-tjetrin sa më shumë që të jetë e mundur. Ne nuk po synojmë për objektiva personalë, por që me ekipin kombëtar të arrijmë sa më shumë që të jetë e mundur”.

SHPËRNDAJE