Suarez i përgjigjet Griezmannit para ndeshjes Uruguaj – Francë

Luis Suarez ka një përgjigje për Antoine Griezmannin.

Sulmuesi francez Antoine Griezmann gjithmonë ka qenë adhurues i kulturës së Uruguait, saqë ka pohuar se ndien që Uruguai është shteti i tij i dytë.

Por, ylli i Barcelonës, Luis Suarez është i prerë në reagimin e tij ndaj francezit.

“Antoine thotë se është gjysmëuruguaian, por ai është francez dhe nuk e di se çfarë do të thotë të jesh uruguaian”, ka thënë Suarez.

“Ai nuk e di kush jemi ne apo çfarë duhet të bëjmë ne për të qenë të suksesshëm në futboll. Atij i pëlqejnë traditat dhe mund ta flasë gjuhen e njëjtë, por ne ndihemi ndryshe”, shtoi ai

SHPËRNDAJE