Sulmet në naftën saudite: A do të shkojnë në qiell çmimet e naftës?

Kompania shtetërore e Arabisë Saudite Aramco është prodhuesi më i madh në botë i naftës, duke gjeneruar 10 për qind të naftës në botë, por po ashtu është një prej bizneseve më profitabile të botës.

Për një sulm me dron që thuhet të ketë përgjysmuar prodhimin e naftës, tregon më së shumti për vulnerabilitetin e impianteve të tyre dhe të pjesës më vitale të infrastrukturës së energjisë globale.

Pyetja kryesore që po shtrohet aktualisht është se pse një kompani me kaq shumë para nuk mund ta parandalonte një sulm të tillë, shkruan BBC.

Të premten, një fuqi me naftë të papërpunuar shitej me 60 dollarë, dhe disa analistë besojnë që çmimi pritet të rritet në 80 dollarë.

Ngjarjet e kaluara me natyrë të ngjashme në kohët e fundit, sidoqoftë, nuk kanë pasur efekte të mëdha në çmimin e naftës.

BBC thotë që është ende tepër herët për t’iu thënë konsumatorëve nëse impaktet financiare do të jenë të mëdha. Thënë shkurtimisht, shumëçka varet nga koha në të cilën do të jetë i ndaluar prodhimi.

SHPËRNDAJE