Sulmi ndaj autobusit të Kosovës në Serbi, reagon Ministria e Jashtme

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me sulmin e autobusit kosovar në Serbi.

Ai ka thënë se ky sulm është i papranueshëm dhe duhet të dënohet urgjentisht nga Bashkimi Evropian.

Ky është shkrimi i tij i plotë

Sulmi, me mjete të forta, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz, që sot ka ndodhur ndaj një autobusi të një kompanie kosovare, përderisa po kalonte tranzit nëpër teritorin e shtetit fqinj -Serbisë është i papranueshëm dhe duhet të dënohet urgjentisht nga BE-ja, komuniteti ndërkombëtarë dhe vetë Institucionet e rendit dhe Ligjit në Serbi.

Institucionet sigurisë të Serbisë duhet të marrin mësim nga profesionalizmi, përkushtimi dhe përgjegjësia e Policisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë shtetasve dhe qytetarëve, që jetojnë në Republikën e Kosovës.