Sulmohet fizikisht një arsimtar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se pas një mosmarrveshje e ka sulmuar fizikisht arsimtarin. Ngjarja ka ndodhur dje gjatë ditës, në Istog.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se i dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht arsimtarin, viktimën mashkull K/Shqiptar. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Express

SHPËRNDAJE