Sulmohet Konsullata e Kosovës në Danimarkë

Është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë të Danimarkës.

Kështu ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë”, ka thënë Pacolli.

“Ne e denojmë këtë veprim qyqarë që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore. Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk don të kuptoj se qe 11 vjet në Balkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhët Republika e Kosovës.”

“E denojmë fuqishem propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës”, ka përfunduar shkrimin e tij Pacolli./Gazeta Blic

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE