Sulmohet me gurë një autobus nga Kosova në Serbi

Një autobus nga Kosova është sulmuar me gurë në mbrëmjen e së hënës në Krushevc të Serbisë.

Drejtpërdrejtë në emisionin Puls, ku i ftuar ishte ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, u publikuan fotografi nga ky rast, ku vërehet se është thyer xhami i përparmë i autobusit të kompanisë “Zhitia Turist”.

Lajmin e ka konfirmuar pronari i kësaj kompanie.

Lekaj e ka quajtur këtë vepër, “akt qyqar”

SHPËRNDAJE