Sulmohet një police në këtë qytet të Kosovës

Në Graqanicë është sulmuar një zyrtare policore serbe nga një i dyshuar serb.

Motivi i sulmit ka qenë një dënim në trafik që zyrtarja policore i ka shqiptuar më herët të dyshuarit. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në Rajonin e Prishtinës.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Express/

SHPËRNDAJE