Sulmuesi francez kalon Zidane në listën e golashënuesve

Olivier Giroud ka kaluar legjendën Zinedine Zidane në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve për Francën, pasi goli i tij ndaj Holandës në Ligën e Kombeve ishte i 32-ti.

Forma e tij e shkëlqyer në Montpellier e solli Giroudin në Kombëtare, dhe prej asaj kohe ai është ftuar vazhdimisht. Që prej atëherë, Giroud ka bërë 82 paraqitje për Francën.

Këto paraqitje i bënë atë fitues të Kupës së Botës, të cilën Franca e fitoi këtë verë në Rusi, edhe pse Giroud nuk arriti të shënojë asnjë gol.

Megjithatë, Giroud i siguroi fitoren Francës ndaj Holandës në kuadër të Ligës së Kombeve mbrëmë në Paris, me golin e realizuar pas plot 11 ndeshjeve.

Golashënuesi më i mirë në histori të Francës është Thierry Henry me 51 gola, Michel Platini renditet i dyti me 41.

SHPËRNDAJE